Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh cfarë humnere e kemi nisur ngjitjen. Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera. ‘ tha Rama.
Ai garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.
‘Rritja e konsumit të energjisë me këto përmasa tregon rritje të ekonomisë, të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë’ tha Rama
Kryeministri lajmëroi për një udhëtim javën tjetër në Abu Dabi por pa dhënë shumë detaje.
‘Javën e ardhshme do të shkojmë në Abu Dabi për një tjetër moment historik të Shqipërisë… ‘ tha Rama.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët.
Enti Rregullator i energjisë miratoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 shkurti deri më 31 dhjetor 2025. Për ata që konsumojnë deri në 700 kWh, pagesa është 8.5 lekë kilovati, ndërsa mbi 700 do të paguajnë 9.5 lekë/kilovati.