Një video amatore e publikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, shfaq momentin kur treni i ushtrisë ruse hidhet në erë nga ukrainasit.
“Gjatë natës së 27 dhjetorit, një shpërthim ndodhi në stacionin e trenit në Voskresensk të rajonit të Moskës, ku u shkatërruan vagonët e trenit që përdorej për t’i ofruar mbështetje logjistike forcave pushtuese ruse”, thuhet në kumtesën e inteligjencës ukrainase.
Nga autoritetet ruse nuk janë deklaruar lidhje me humbjet e pësuara në këtë sulm të koordinuar të ukrainasve – madje Kremlini heshtë sa herë që kryhen sulme në territorin rus.
Gjithqka dukej qetë në natën e 27 dhjetorit, kur krejt befasisht ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm në njërin prej vagonët e trenit të ushtrisë ruse.
Edhe më herët trenat rusë ishin cak i sulmeve ukrainase, pasi Kremlini i përdor për të transportuar municion dhe pajisje tjera në rajonet e pushtuara ukrainase. /Telegrafi/
Lela eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP KosovaTesti i personalitetit: Një vajzë, një kafkë apo një peizazh – çfarë patë së pari?Milaim Zeka jep një deklaratë të fortë për Sarën dhe DriloninSulmi në Gjermani, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Nuk ka shqiptarë të lënduarSi të bëni vetë modelin e flokëve elegant gjithmonë aktual?