Një avion me 64 persona në bord u përplas të mërkurën me një helikopter ushtarak me tre ushtarë në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit, dhe më pas ranë në lumë.
Sipas CBS News, e cila citon një zyrtar, të paktën 18 trupa janë gjetur deri tani, ndërsa asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.
Avioni ishte nisur nga Wichita, Kansas dhe po afrohej për ulje kur ndodhi përplasja.
Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor me një ekuipazh prej tre personash, me bazë në Fort Belvoir në Virxhinia.
A plane and a helicopter collided mid-air near DCA airport in Washington DC. Initial reports indicate that the plane, AA5342, crashed into the Potomac River. Flight tracking data shows the plane did not reach the runway and was last recorded over the river. pic.twitter.com/08EMyJbmoL
— Art Network USA (@ArtNetworkUSA) January 30, 2025