Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis, rezulton me precedentë penalë në Turqi.
Konkretisht nën emrin tjetër të tij, Andrea Mërkuri, ai rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë.
Kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge.
Mërkuri përdorte si vend magazinimi të drogës, banesën e shtetases Mimoza Zota në Fatih.
Heroina e kapur gjatë operacionit që çoi në arrestimin e 7 personave përfshirë një femër, ishte destinuar për në Shqipëri.
Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Mërkuri, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi.
Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 i’u kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”.
SONDAZH