Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar mbrëmë lajmëroi se rruga në Kralevë është bllokuar nga protestues që nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve.
Marrë parasysh që kjo rrugë shpeshherë përdorët nga udhëtarët si rrugë transit për të ardhur në Kosovë, këtyre të fundit iu rekomandua të evitojnë këtë rrugë që çon për në Jarinjë dhe të shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare.
Në deklaratën që e shpërndau Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thuhet se ky vendim vlen deri në një njoftim të radhës, shkruan IndeksOnline.
“Bazuar në njoftimet e marra, sot më 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinjë, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK të tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, në përditësimin e mbrëmshëm dhe të mëngjesit të sotëm nga QKMK-ja, pika kufitare në Jarinje figuron e hapur dhe hyrje-daljet në të nuk po zgjasin më shumë se pesë minuta, sakaq edhe nuk ka kolona, njësoj sikurse edhe në pikëkalimet e tjera kufitare.
Kujtojmë se tashmë disa muaj në Serbi kanë shpërthyer protesta masive nga studentët, teksa kryeministri serb, Milos Vuçeviq dje dha dorëheqjen nga detyra./IndeksOnline/
Pet vomit disaster? Learn 1 easy trick to clean it from your carpet!
My Healthy Reads
|
Sponsored