previous post
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin janë arrestuar 99 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Arrestimet u kryen kryesisht në Ankara dhe në Izmir në perëndim të shtetit, por edhe në pjesën lindore dhe jugore, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në X.
“Nëntëdhjetenëntë të dyshuar janë arrestuar në operacionin GURZ-4, që zgjati tre ditë”, tha Yerlikaya.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, shtoi ai.
Në vitet e fundit, autoritetet turke kanë kryer disa arrestime masive të anëtarëve të dyshuar të IS-it. Në mars, autoritetet turke arrestuan 147 pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist.
Pas këtyre arrestimeve, Yerlikaya deklaroi se policia kishte arrestuar në total 2.919 persona të dyshuar se kanë lidhje me grupin ekstremist /ReL
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com