Arrestohet një nga 28-vjeçar, i cili akuzohet se është një nga autorët e vendosjes së eksplozivit në një lokal në Velipojë. Pas hekurave ra shtetasi Erison Gjeka, i cili rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.
Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkaktuar dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D.. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.
28-vjeçari i arrestuar, Erison Gjeka, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.