Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump, i cili mbeti i plagosur në vesh pasi u sulmua gjatë fjalimit të tij në Pensilvani.
Rama e ka quajtur shqetësuese këtë ngjarje të rëndë dhe një “tragjedi për botën demokratike”. Shpresojmë që ky sulm të bashkojë Amerikën dhe gjithë njerëzit në botën demkratike për të luftuar dhunën, thotë më tej kryeministri.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, ka shkruar Rama në X.