Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga ka numëruar shtatë skandalet e qeverisë në 24 orët e fundit.
Ai shkruan se kjo qeveri po shënon rekorde ditore në krijimin e skandaleve.
Reagimi i plotë:
7 skandale për 24 orë nga pushteti “Vlen-DPMNE-Stoilkoviç”
Për vetëm 24 orë nga pasditja e djeshme deri pasditën e sotme, në Kuvend, Qeveri dhe instanca të tjera, partitë në pushtet kanë shënuar 7 mega skandale që kanë tronditur opinionin dhe shumë të tjera të cilat kryesisht kanë kaluar edhe në heshtje për shkak të volumit të madh të skandaleve për të cilat njihet ky pushtet.
1. Agjencia për Zbulim, punëson 100 maqedonas dhe 0 shqiptar.
2. Shumica parlamentare propozon ligj me të cilin grave ju ndalohet të emrohen Avokate e Popullit.
3. Njerëzit e Taravarit ushtrojnë presione mbi delegatët e Kongresit të ASH që të mohojnë nënshkrimet.
4. Arben Taravari njofton prolongimin e dhënies së vendimeve për 1800 punonjës shëndetësorë.
5. Liderët e VLEN gënjejnë se do të ndryshohet himni dhe 20%, Mickoski i demanton dhe turpëron.
6. Ivan Stoilloviç deklaron se dy herë e ka shpëtuar VREDIN nga turpi publik.
7. Nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit urdhërohen të lënë mësimin dhe të marrin pjesë në organizimin e grupit të Taravarit.
Qeveria Vlen-DPMNE-Stoilkoviç, po shënon rekorde të reja për çdo ditë, ndërsa skandalet e tyre tanimë nuk janë javore, por ditore dhe ndodhin nga çasti në çast.
kryesore