35
Xhavit Haliti, themeluesi i UÇK-së, ka kujtuar veprimtarinë e paraardhësve të mbledhur në Lidhjen e Pejës si udhërrëfyese për “shumë gjenerata ndër shqiptarë për çlirim të tokave nga pushtuesit e huaj dhe për liri”
“Lidhja e Pejës e njohur “Besa- Besë”, e mbajtur më 23 janar të vitit 1899, e drejtuar nga atdhetari Haxhi Zeka, mblodhi rreth vetës burra nga Vilajeti i Kosovës, Manastirit dhe Janinës, me qëllimin kryesor mbrojten e tokave shqiptare.
Ngjarjet si kjo kanë qenë udhërrëfyes për shumë gjenerata ndër shqiptarë për çlirim të tokave nga pushtuesit e huaj dhe për liri”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.