Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deponuar në mënyrë të shkruar deklarimin e tij rreth aktakuzës së re të ngritur ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së re që është ngritur ndaj tij.
“Rrjedhimisht, në pajtim me rregullën 92 të Rregullores së Punës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për deklarimin si pafajshëm për secilën pikë dhe akuzë në aktakuzë i bashkëngjitet parashtresave aktuale”, thuhet në dokumentin që mban nënshkrimin e avokates Nina Tavakoli.
Qeveria i reagon BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojnë dhjetë ulëset e komunitetit serb në Kuvend
Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut.
Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me pretendime për “të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve” në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”.
Dy javë më parë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar para dhjetë ditësh ngriti nxitimthi aktakuzë shtesë ndaj tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Thaçi sqaroi sërish se nuk është pjesë e garës politike në Kosovë, dhe se nuk ka ambicie për kryeministër, president, deputet apo ndonjë post tjetër publik.
“Para se të deklarohem dëshiroj që të shtoj edhe diçka. Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhesha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha Thaçi.