Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë 210 mijë euro për furnizimin me klima, perde dhe pajisje elektronike për ndërtesat qeveritare.
Ndonëse ditët e verës veçse kanë kaluar, institucionet qeveritare tash do të pajisjen me klima dhe perde.
“Flladin” nëpër zyrat e shtetet ka vendosur ta dërgojë Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla.
Ky institucion për blerjen e tyre ka shpallur tender në vlerë 210 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
‘‘Furnizimi me AC klima, perde dhe pjesë për pajisje elektronike për ndërtesat qeveritare dhe pallat të drejtësisë. Vlera e parashikuar e kontratës: 210,000.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve – aplikacioneve: data 04.10.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Ministria ka treguar se me këto para do të blihen disa lloje të klimave, 70 një lloje, 60 një lloje dhe 20 një lloj tjetër.
“Kapaciteti 9000 BTU 20 copë; Kapaciteti 12000 BTU 70 copë; Kapaciteti 18000 BTU 60 copë; Kapaciteti 24000 BTU 10 copë; si dhe pjesë tjera sipas specifikave teknike”.
Ministria e Sveçlës ka kërkuar që kjo blerje të bëhet në mënyrë të përshpejtuara, pasi siç thuhet ka nevojë të madhe që klimat të vendosen sa më shpejtë.
“Për shkak të nevojave të mëdha dhe kërkesave të vazhdueshme të institucioneve për pajisje me Klima të cilat në disa objektet shërbejnë edhe për ngrohje kërkoj që kjo procedurë në harmoni me LPP-në kjo procedurë të lejohet me afate të përshpejtuara kohore”.
Disa nga specifikat e klimave që do të blihen dhe që janë ndarë në kategori janë këto:
A1 Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje
Specifikat e kondicionerit:
Kapaciteti: 9000 BTU
Type: heating pump
Control type: remote controller
Declared cooling capacity:
Declared heating capacity:
Pdesignc 2600
EER declared 6.1
Energy Class A++
EER declared 3.15
COP declared 3.4
30 cope 20
A2 Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje
Specifikat e kondicionerit:
Kapaciteti: 12000 BTU
Type: heating pump
Control type: remote controller
Declared cooling capacity:
Declared heating capacity
Pdesignc 3400
SEER declared 6.1
Energy Class A++
EER declared 3.01
COP declared 3.4
Pdesignh Average 2100
SCOP Average declared 4
SCOP Warmer declared 5.1
Energy Class (Warmer) A+++
30 cope 70
A3 Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje
30 cope 60
A4 Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje
30 cope 10
Po ashtu edhe për perde është bërë ndarja e tillë.
B-1 Furnizimi montimi i perdes e ajrit elektrike me montim horizonal – vertikal
Lartesia e montimit gjer 4.0m
Fyrerja vertikale nga njesia ne dysheme
Niveli i zhurmes (60) dB
Teknologjia EC e motorit
Kapaciteti i ajrit 1800 m³/h
Gjatesia e perdes ne dalje te ajrit 100 cm
Te kete modulin e kontrollit qendror me kontroller digjital
Te ristarohet automatikisht pas nderprerjeve te energjis elektrike
cope 10
B-2 Furnizimi montimi i perdes e ajrit elektrike me montim horizonal -vertikal
cope 8
B-3 Furnizimi montimi i perdes e ajrit elektrike me montim horizonal -vertikal
cope 8
“Në qoftë së specifikat teknike për pajisjet e kërkuara favorizojnë ndonjë prodhues vlen edhe opsioni ekuivalent ose me i avancuar. Sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është [ +-30%]”.