©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Katër persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Ulpiana e Re në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar lidhur me të shtënat me armë zjarri në lagjen Ulpiana e Re në Prishtinë, më 31 dhjetor 2024, rreth orës 23:30.
Pas raportimit nga qytetarët për të shtëna në këtë zonë, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative, ku gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 98 fishekë, 12 kuti të zbrazura të fishekëve dhe disa gëzhoja.
Pas intervistimit të katër të dyshuarve, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com