©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Në Hajvali është raportuar për të shtëna afër një shtëpie banimi.
Si pasojë e errësirës, nuk është bërë e mundur identifikimi i të dyshuarve.
“Është raportuar se afër një shtëpie janë parë dhe dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë por për shkak të errësirës nuk është mundur ti identifikohen as personat as veturën”, thuhet në raportin e policisë.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com