Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë detaje nga takimi i së martës me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Kurti njofton se i ka rikonfirmuar Costas përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave për anëtarësim.
Kurti ka theksuar se në takimet që kishte edhe me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në vend.
“Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, HR/VP Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me kërcënimet dhe e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike, dhe kërkova llogaridhënie”, ka shkruar Kurti në “X”.
Tutje, Kurtika shtuar se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat kërkojnë njohje dhe respekt reciprok, llogaridhënie dhe një angazhim të përbashkët për paqen.