©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në një takim nga e para e vendit, Vjosa Osmani.
Ndonëse u takuan edhe dje në Parkun e Gërmisë, dy presidentët e shqiptarëve sot u takuan zyrtarisht në Presidencë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Begaj do të ndjekë nga afër aktivitetet e shumta të ditës së sotme, pikërisht për nder të këtij përvjetori, shkruan Indeksonline.
Ky takim, për Osmanin, i paraprin seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e më pas edhe parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com