Dallimet dypalëshe, bllokimi i rrugës evropiane të vendit nga ana e Bullgarisë dhe pozita e pakicës maqedonase në Bullgari, kanë qenë temat e takimit të sotëm, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, midis Ministrave të Jashtëm të RMV-së dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev.
“Ministri Mucunski ka shprehur keqardhje që në ved të zhvillimit të poliikave të fqinjësisë së mirë, raportet midis dy vendeve mbeten të ngarkuara me konteste dypalëshe, që mbeten pengesa joparimore të procesit eurointegrues të RMV-së. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen me përgjegjësi, përmes dialogut dhe me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, për shkak se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, përvec tjerash, nënkuptojnë edhe mbështetje për integrimet evropiane si përcaktim strategjik I vendit” – thuhet në komunikatën e Ministrisë për Punë dhe Tregti të Jashtme.
Mesazhi i ministrit Bullgar ka qenë se nuk do të ketë rinegociata dhe se hapi I parë që duhet bërë janë ndryshimet kushtetuese.
Sic njofton agjencia e lajmeve bullgare – BGNES, Georgievi ka potencuar se kompromisi i vitit 2022 duhet të respektohet dhe se kjo është rruga e vetme që e çon RMV-në drejt integrimit evropian.