Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar, bën të ditur se tableta me ngjyrë jeshile që dyshohej se përgjumte fëmijët nëse konsumohej, nuk është lëndë prikotrope, por rezulton me përbërje vitamine E.
Alarmi u dha pasi një mësuese ia gjeti një nxënësi të një shkolle 9 vjeçare tabletën, ndërsa në rrjet u aludua se ajo përgjumte fëmijët, nëse konsumohej, duke ngritur dyshime të forta se tableta kishte lëndë psikotrope.
“Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.
Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat”, njoftoi Policia.
Tableta iu gjet në xhep një fëmije dhe më pas drejtoresha e shkollës ka njoftuar prindërit.
Referuar burimeve policore që hetuan rastin, Çelmeta u shpreh se asnjë fëmijë nuk e ka konsumuar.
“Fëmija e ka marrë në shtëpi tabletën dhe e ka futur në xhep. Babai i fëmijës vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përdorte medikamente. Policia ia ka marrë këtij të fundit substancën në formë tableti për t’i bërë analizat, ku rezultoi që nuk është lëndë psikotrope”