Szunyog kumton se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës energjetike
by mona22222
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme,
Siç ka kumtuar Szunyog përmes rrjetit social “X”, në takim u konstatua se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.
“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, thuhet në njoftim.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com