Sveçla e Gërvalla mbajnë konferencë për media

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media, pas dorëzimit të raporteve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Konferenca është caktuar për orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit. Sipas njoftimit, kryeministri Albin Kurti tashmë ka pranuar raportet e detajuara nga dy ministritë.

Theksojmë se tash e dy ditë në Prishtinë po protestohet kundër vrasjeve të grave në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *