Policia e Kosovës ka arrestuar dhe një person të dyshuar për sulmin terrorist në “Iber-Lepenc. Ndërsa ka sekuestruar armë, granata dore, kamerë kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës (PK), pas sulmeve kriminale terroriste të ndodhura në veri të vendit, më 26.11.2024 sulmi ndaj stacionit të policisë në Zveçan, me 28.11.2024 sulmi ndaj objektit të komunës në Zveçan, si edhe sulmi i fundit me datën 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit “Ibër- Lepenci”, ka vazhduar me realizmin e detyrave dhe autorizimeve të saj kushtetuese dhe ligjore, duke aplikuar masa shtesë në interes të parandalimit të akteve të tilla kriminale, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.
Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjell me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së.
Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01.12.2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.
Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:
Katër (4) granata dore
Një (1) pushkë gjuetie
Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
Dy (2) karikatorë të armës automatike AK-47