KFOR-i amerikan ka patrulluar zonën ku ndodhi shpërthimi në Varagë të Zubin Potokut.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO vazhdojnë të zhvillojnë patrulla dhe pika vëzhgimi të sigurisë në Zubin Potok, Kosovë”.
“Trupat e KFOR-it qëndrojnë të gatshme të vendosen dhe të ofrojnë siguri për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.
Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.