Një shpërthim dhe të shtëna me armë kanë ndodhur mesditën e së mërkurës në objektin e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore – TUSAŞ në distriktin Kahramankazan të Ankarasë, sipas raporteve të mediave turke (Hurriyet dhe CNN Turk).
Raportet e para janë për shpërthimin e një bombe në një taksi në portën e objektit, si dhe për të paktën dy të vdekur.
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya foli në postimin e tij për një sulm terrorist, ndërsa iu referua edhe viktimave: “Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ) në Ankara. Fatkeqësisht, pas sulmit kemi të vdekur dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë. Ju lutemi të merrni parasysh deklaratat e bëra nga burime zyrtare” .
Nuk dihet ende se kush fshihet pas këtij sulmi të cilin autoritetet turke e kanë quajtur terrorist.