Ministria për Sport, në fund të vitit të kaluar, nisi me financimin dhe subvencionet në fushën e sportit.
Me nisjen e pagesës së mjeteve, pjesa më e madhe e klubeve të futbollitë, të Ligës së Parë dhe të Dytë, kanë reaguar lidhur me lartësinë e mjeteve.
Sipas tyre, futbolli në RMV është ranguar si sporti numër katër, kurse Ministria për Sport gjatë dhjetorit 2024 ka paguar mjete në vlerë prej 114.710.000 denarë.
Ata kërkojnë përgjigje nga Ministria për Sport, duke parashtruar disa pyetje.
KLUBE TË LIGËS SË PARË DHE TË DYTË
“A janë mjetet e shpërndara në dhjetor 2024, pjesë të mjetev nga lojrat e fatit, siç ishte dakorduar dhe sipas cilëve kritere janë ndarë?
-Përse selektohen klubet që kanë fituar mjete, pikërisht në këtë periudhë, kur të gjithë klubet kanë nevojë?
-Si ka mundësi që ekipet që garojnë në Ligën e Tretë të marrin më shumë mjete nga ata të Ligës së Dytë?
-A ka mundësi Ministria që publikisht t`i prezantojë kriteret dhe listën e detajur të mjeteve të paguara në sport?
-Si dhe kush ka të drejtë diskreditive të vendimmarrjes, kujt, sad he kur të shpërndajë mjete nga Buxheti?
Ndryshe, nga Nëntori 2024 nisi realizimi i Programit – Subvencione nga fusha e sportit për vitin 2024, që duhej të zëvendësonte sistemin e vauçerëve që zbatohej nga Agjencia për Rini dhe Sport, e cila pushoi së funksionuari me formimin e Ministrisë për Sport. U publikua shpallja për dërgimin e formularëve të nevojshëm për konstatimin e kritereve për ndarje të mjeteve.