Shpëtim Duro i ka dhënë lamtumirën papritur skuadrës së Strugës në Maqedoninë e Veriut më datën 2 maj pas humbjes ndaj Tikvesh. Klubi strugan dhe trajneri kryeqytetas ndërprenë marrëveshjen, edhe pse ekipi kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut ishte pozita kryesuese, me pikë të barabarta me Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin, të tria skuadra shqiptare. Ishte vërtet një befasi largimi i Duros, kur Struga ishte në garë për titullin kampion.
Ndërkohë ditën e sotme Struga u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut për të dytin vit radhazi, pas triumfit në Tetovë me rezultatit 0-2. Një meritë të madhe për suksesin e arritur ka dhe Shpëtim Duro, pasi kujtojmë se ishte trajneri i tyre deri para 10 ditëve.
Për këtë e ka uruar edhe Edmond Dosti. Ish-bomberi i Partizanit, i cili e quan Duron, një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.
REAGIMI I EDMOND DOSTIT:
“Urime Grande Mister Shpetim Duro per fitimin e kampionatit ne Maqedoni per dy vite radhazi e bere ate qytet te vogel ta njofe Europa jo me kot je nje nga misterit me te mire ne Shqiperi. Respekte Grande Kampione”.