Skuadra e Strugës ka fituar në mënyrë të pabesueshme titullin e dytë kampion radhazi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pas një serie rezultatesh që i kanë dhënë trofeun ekipit nga i cili u largua vetëm dy javë më parë Shpëtim Duro.
Fitorja e sotme në fushën e Shkëndijës me rezultatin 2-0 falë golave të Ibrahimit dhe Radeskit, i siguruan asaj avantazhin prej tre pikësh ndaj tetovarëve para javës së fundit dhe me një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte.
Ndërkohë, edhe Shkupi i drejtuar nga Ernest Gjoka u ndal në barazim 0-0 nga Brera Strumica dhe kësisoj mbetet 5 pikë larg kampionëve të rinj, me të cilët luante në javën e fundit të sezonit.
REZULTATET
Gostivar-Rabotniçki 0-0
Makedonija-Bregalnica 2-1
Shkëndija-Struga 0-2
Shkupi-Brera Strumica 0-0
Sileks-Vardar 1-1
Tikves-Voska Sport 0-0