Vllaznia e mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e tretë të renditjes, ku shkodranët pas 19 javësh të zhvilluara kanë grumbulluar 31 pikë, duke qenë kështu vetëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Dinamo.
Pika më e fortë e kuqebluve deri më tani këtë sezon ka qenë shënimi i golave. Skuadra e drejtuar nga Brdariç ka shënuar plot 29 herë. Duke qenë edhe në këtë renditje pas Dinamos, me blutë që kanë gjetur rrugën e rrjetës plot 30 herë. Ajo çfarë bën përshtypje në radhët e 9 herë kampionëve të vendit është shpërndarja e golave. Janë plot 10 lojtarë që kanë gjetur minimalisht 1 herë rrjetën deri më tani në Superiore për Vllazninë.
Duke nisur nga qendërmbrojtësi, Milos Stojanoviç. Me serbin që ka shënuar madje dy herë, në fitoren 2-0 ndaj Bylis dhe barazimin 2-2 ndaj Partizanit. Nga reparti i prapavijës po ashtu ka gjetur golin edhe Bajrami në suksesin 2-1 kundër Teutës. Për të vijuar me mesfushën ku Sala e po ashtu Qato kanë shijuar golat këtë sezon me fanellën kuqeblu. Reparti i sulmit është “qershia mbi tortë”, pasi ata që paguhen për të dërguar topin në rrjetë nuk kanë zhgënjyer.
Me Balajn që ka shënuar 8 herë, Malen dhe Dodajn me nga 4 gola secili për kokë. Çoba dhe Gruda po ashtu kanë nga dy gola në llogarinë e tyre deri më tani e ndërsa një gol ka shënuar edhe Delaj. Duke treguar kështu se sulmi dhe shënimi i golave ka qenë me të vërtetë një pikë e fortë e Vllaznisë deri më tani.