Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste e qarkut Tiranë Elisa Spiropali, ftoi shqiparët e Selanikut të regjistrohen për të votuar votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Në këto zgjedhje të radhës në Shqipëri ju jeni të lutur të ushtroni sovranitetin tuaj dhe të jepni vendimin tuaj se kush duhet të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme. Kësaj here, pa qenë të detyruar të niseni me makinat tuaja apo me autobusë, por të votoni direkt nga shtëpitë tuaja, ashtu siç e mendoni, ashtu siç e ndjeni”, u shpreh ajo në një takim me me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.
Spiropali tha se PS I ktheu një borxh të vonuar që politika ka pasur ndaj jush dhe kjo është vetëm një nga krenaritë e shumta që duam të ndajmë me njëri-tjetrin.
Dëshmoni vullnetin tuaj sesi duhet të qeveriset Shqipëria në katër vitet e ardhshëm. Një dekadë e pak që ne socialistët po qeverisim Shqipërinë është dëshmia më e qartë, më e plotë se çfarë do të bëjmë më tej në vijimin e projektit tonë për shndërrimin e saj në një vend modern, demokratik, të fortë e të pandarë nga fatet e qytetarëve të tij.
U ndal dhe tek kundërshtarët e PS në këto zgjedhje.
Kur ne punojmë, kundërshtarët tanë zihen me gurë me njëri-tjetrin; kur ne ndërtojmë vizione, ata hedhin molotovë; kur ne flasim për projekte, ata projektojnë vetëm zi e vrer. Shqipëria e shqiptarët kanë ndryshuar, disa prej tyre kanë mbetur po të njëjtët njerëz që zinë, shpifjen, mallkimin e kërcënimin e kanë bërë bukën e përditshme të politikës, ku tentojnë të strehojnë ankthet e makthet e tyre”, tha Spiropali.
Spiropali siguroi po ashtu se “nuk do të ndalemi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pensioneve”.
“Negociatat kanë nisur, kemi rënë dakord në nivel teknik dhe ne kemi besim se do të gjejmë vullnetin politik të qeverisë së Greqisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike…. Me Greqinë po punojmë edhe për çështjen e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e fitimit të shtetësisë me natyralizim, si ndodh në bashkëpunimin mes mjaft kombeve të qytetëruara në botën e sotme globale”, theksoi ajo.
Ndërsa vlerësoi se në Greqi, PS ka organizimin më të fortë partiak, Spiropali bëri thirrje që “t’i japim Edi Ramës mundësinë për ta kthyer Shqipërinë nē sofrën e vet europiane, dhe ta ngremë bashkē flamurin tonë kuqezi në zemër të Europës”.
“Tashmë, me ndryshimet në ligjin zgjedhor, është krijuar mundësia të votoni prej nga vendet ku jetoni. Bashkë me deputetetë dhe kryetarët e bashkish jemi këtu edhe për të diskutuar me ju, për të dëgjuar opinionet tuaja, vërejtjet e propozimet që keni për çfarë duhet bërë ndryshe e çfarë duhet të bëjmë më mirë në katër vitet e ardhshme. Të jeni të sigurt se zëri juaj dëgjohet dhe vota juaj vendos për Shqipërinë tonë të përbashkët”, shtoi ajo.