©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet që do propozojë në grupin parlamentar dhe lëvizjet në qeveri.
Kryetarja e re e Kuvendit pritet të jetë Elisa Spiropali, e cila më parë mbante postin e Ministres së Shtetit për Parlamentin. Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Lindita Nikollës të Premten në Kuvend.
Ndërkohë, Bledi Çuçi hiqet nga drejtimi i grupit mazhoritar, për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Niko Peleshi i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së.
Akoma më surprizues ishte vendimi për të hequr Taulant Ballën i cili ishte ministër i Brendshëm duke e caktuar si “pasues” të Spiropalit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com