©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Xhevdet Millaku, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në shtëpinë e tij në Prishtinë, do të varroset sot.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot prej orës 17:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, transmeton Zeri.info.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më datën 20.08.2024 ndërroi jetë Xhevdet Hamëz Millaku. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën, më datën 21.08.2024, në orën 17:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Të pikëlluar, familja Millaku”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Dyshohet se ai u vra nga kunata e tij mbrëmë në Prishtinë, ndërsa Prokuroria Themelore ka konfirmuar se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com