Sot, në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si dhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zgjedhjet parlamentare të vendit do të mbahen më 9 shkurt 2025. Kjo datë ishte caktuar nga presidentja Vjosa Osmani pas takimit që pati realizuar me krerët e partive më të mëdha politike në vend.
Deri më tani është vetëm LDK-ja e cila tashmë ka finalizuar dhe ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në në administratën e re, Asociacioni e dialogu – mesazhet e Hovenierit në përfundim të mandatit…
Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.
Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.