Komisioni Antikorrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn do të zhvillojë sot mbledhjen e parë të konstituimit. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 09:30 dhe do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në mbledhje janë të ftuar edhe deputetët e opozitës, por këta të fundit nuk e kanë votuar dhe kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtij komisioni. Një pjesë e saj ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.
I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca. Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.