TIRANË- Sonte, mbarë bota do të bashkohet për të festuar natën e madhe të ndërrimit të viteve. Atmosfera festive është e pranishme në Shqipëri dhe çdo vend të botës, me aktivitete që përfshijnë koncertet, dritat spektakolare, në 00:00 spektakle fishekzjarrësh për të pritur Vitin e Ri 2025.
Edhe në Shqipëri festimet do të shtrihen në të gjitha qytetet. Kryefjala e festimeve është padyshim Tirana, që tashmë si çdo vit në 00:00 do të dhurojë spektakël fishekzjarrësh që mbledh qindra qytetarë. Por. Festimet do të nisin më herët. Në 10:00 është parashikuar një koncert në Tiranë me performancën e Xhensila Myrtezaj, Kida, Elgit Doda, Sardi Strugaj, Ardit Çuni dhe Three Dots.
Koncerte dhe spektakle fishekzjarrësh do të ketë edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Shkodër, atmosfera fetsive vijon prej gati dy javësh dhe në 23:30 Eugent Bushpepa do të performojë në koncert.