Prokuroria e Hagës, e cila ishte zotuar se do të përfundonte me dëshmitarët e saj deri në prill të vitit 2025 në rastin Thaçi dhe të tjerët, sot kur u pyet nga gjyqtari në lidhje me këtë afat, thanë se s’mund të garantojnë për një gjë të tillë.
Hapa pozitivë ka, sipas tyre, por garancë jo.
Pyetja e gjyqtarit dhe përgjigjja e prokurorit Gjyqtari Genior: Si do ta respektoni afatin kohor 25 prill 2025?
Prokuroria: Do të referohem asaj në shkurt, që ne nuk po garantonim që do ta mbyllim çështjen tonë, por nuk thamë as që nuk do ta bënim. Kemi thënë se presim edhe zvogëlime të tjera për t’iu përmbajtur afatit kohor. Mund të them se kemi hapa pozitive, përmirësime, nuk mund të garantoj që do t’i përmbahemi këtij afati, por duke marrë parasysh ritmin e përshpejtuar, por ky afat kohor mbetet i arritshëm.