Që VMRO-DPMNE të kërkojë distancime nga “planet e destabilizimit” fillimisht duhet ta ndalojë destabilizimin qeveritar të shtetit – shkruan në një postim në Facebook, Kryetari I Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski.
Sipas Veliçkovskit, tema nuk është e aspektit të sigurisë, por është temë politike dhe partiake dhe sic thotë, në vend që të hyhet në grackën e “Pallatit të Bardhë” ka renditur disa fakte të këtij destabilizimi, sic potencon ai, në këto tre muaj të Qeverisë Mickoski.
“Përpjekja e parë e destabilizimit është mesazhi irredentist gjatë vetëpromovimit të Davkovës si Presidente e Maqedonisë e jo si e RMV-së. Përpjekja e dytë është deklarata e Davkovës dhe përpjekjet për të cënuar Marrëveshjen e Prespës dhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë. Dy destabilizimet kishin për qëllim të shjkaktojnë veton e Athinës dhe Sofjes për integrimet në BE” – tha Ivon Veliçkovski, kryetar i partisë Liberale.
Ndër përpjekjet e radhës, Veliçkovski përmend edhe intekonjeksionin e gazit të RMV-së nga Aleksandropolisi drejt veriut dhe verilindjes, përkatësisht drejt Serbisë dhe Hungarisë.
Por, nuk është anashkaluar as edhe Korridori 8.
“Përpjekja e katërt aktive e VMRO-DPMNE-së është ndërprerja e ndërtimit të Korridorit 8, që është transportues, ekonomik dhe mbrojtës. Për këtë shkak, Mickoski e heshti dokumentin e parë ndërkombëtar të nënshkruar nga Qeveria e tij në Samitin e NATO-s në Uashington, kurse Misajlovski minimizonte obligimet për të siguruar transport të shpejtë të trupave dhe pajisjeve ushtarake nga Italia përmes Shqipërisë dhe RMV-së në Bullgari” – tha Ivon Veliçkovski, kryetar i partisë Liberale.
Ndër përpjekjet tjera për destabilizim qeveritar, Veliçkovski përmend injorimin e faktit që shumica qeveritare nuk siguron të ashtuquajturën “Shumicën e Badenterit” si instrument I formuar për të mbrojtur komunitetet joshumicë nga majorizimi.
“Përpjekje e VMRO-DPMNE-së që të promovohet si përfaqësues ekskluziv i Maqedonasve, për këtë shkak shërbehet me polarizim retorik ndaj Shqiptarëve, kurse në fakt bazohet edhe në thithjen e përfaqësuesve politik të të gjithë Jomaqedonasve dhe Joshqiptarëve në radhët e veta të deputetëve, që çdo opozitë synon ta paraqesë si “jopatriotike” – tha Ivon Veliçkovski, kryetar i partisë Liberale.
Sipas Veliçkovskit, për VMRO-DPMNE-në me rëndësi thelbësore është që ta detyrojë opozitën për të arsyetuar kërcënimin hipotetik të BDI-së dhe ajo të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve drejt Odës jugosllave oligarke në Shkup.
“Konkretisht që RMV-ja të mbetet off-shore zonë e parave të thithura nga ish-hapësirat jugosllave dhe sovjetike dhe “Palir” për ndërtimin e korridorit të “Botës serbe” drejt Selanikut për nevoja ushtarako-strategjike-ekonomike ruso-kineze drejt kandidatëve, vendeve anëtare të BE-së dhe anëtarëve të NATO-s në tokën evropiane” – tha Ivon Veliçkovski, kryetar i partisë Liberale.
Veliçkovski thotë se nëse duhet që dikush ta arsyetojë destabilizimin e vendit, para skadimit të 100 ditëshit nga formimi I Qeverisë, ky është Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja bashkë me partnerët e tyre të koalicionit.
Sipas Veliçkovskit, mesazhet drejtuar VMRO-DPMNE-së, duhet të jenë, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit bëhet me miratimin e ligjeve për zbatimin e masave restriktive dhe për vetting, për rrugën euointegruese, të miratohen plotësimet në Preambulë, kurse nëse vazhdohet me destabilizimin e shtetit, sic thotë Velickovski, rezistenca ndaj politikës destruktive të Mickoskit, bëhet detyrë.