Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka shokuar opinion e gjërë me deklaratën e saj se fëmijët duhet mësuar gjuhët e huaja dukë shikuar seriale në TV. AJo sot gjatë një prononcimi sot ka njoftuar se librat e gjuhëve të huaja nuk do të botohen përë këtë vitë shkollor.
Janevska iu ka sugjeruar prindërve që fëmijët e tyre gjuhët e huaj t’i mësojnë përmes TV duke ndjekur seriale.
“Nuk do të ketë libra për gjuhët e huaja. Do të ketë vitin tjetër dhe nuk do të jenë në formën e materialit të shtypur për gjuhët e bashkësive që do të publikohen në web-faqen e Byrosë për Arsim dhe pasi bëhet fjalë për gjuhë, mësimdhënësit duke shfrytëzuar ato materiale do t`I mësojnë nxënësit. E dini se fëmijët nisin t`I mësojnë gjuhët nga serialet. Qëllimi është të kuptojnë e të flasin, jo ta mësojnë gramatikën” – tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Deklarata e këtillë e ministrisë ka shkaktuar valë të reagimeve të opinionit të gjërë në rrjetet socjale. Të gjithë janë të habitur me prononcimine ministres Janevska.
Ndryshe ministrja Janevska dje njoftoi se hiqet edhe pushimi pranveror për nxënësit, pasi Ministria e Arsimit në Korrik sipas saj u kishte dërguar një pyetësor mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve për të shprehur mendimin e tyre.
Përgjigjet e tyre sipas Janevskës kanë qenë se nuk dëshirojnë pushimin pranveror dhe nga viti I ri shkollor I njejti nuk do të aplikohet.