Turistët e shumtë që e zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre e zgjedhin atë jo vetëm për të pushuar, por edhe për turizmin mjekësor, e kur bëhet fjalë për të të fundit një pjesë e tyre zgjedhin transplantin e flokëve apo edhe shërbimet e ndryshme detare pasi kostot janë tepër të ulëta në krahasim me vendet e tyre të origjinës.
Kombësitë që i drejtohen vendit tonë për të marrë këto trajtime të specializuara janë nga më të ndryshmet, por peshën kryesore e zë diaspora dhe turistët italianë.
Fatjon Gjoka, CEO, klinikë për mbjelljen e flokëve: Nëse do e matim me diasporën vendin e parë gjithmonë e zë gjithmonë diaspora, vendin e dytë italianët dhe më pas e vazhdojmë me kombësitë e tjera që janë gjermanët dhe anglezët. Shqipëria ka qenë gjithmonë në rritje për turizmin mjekësor dhe për mbjelljen e flokëve.
Prof.Dr. Luan Mavriqi, mjek e administrator në klinikë dentare: Aktualisht në sezonin e verës ne kemi një kombinim të turizmit detar dhe të turizmit ambientalist në sensin që pacientët absolutisht shijojnë përveç shërbimit dentar të shpejtë apo edhe atë mjekësor. Shijojnë si kuzhinën, kulinarin shqiptare, por edhe bregdetin.
Si për mbjelljen e flokëve po ashtu edhe për shërbimet dentare, çmimet konkurruese dhe cilësia e shërbimit janë disa nga faktorët kryesore që turistët zgjedhin Shqipërinë.
Fatjon Gjoka, CEO, klinikë për mbjelljen e flokëve: Mjekët që bëjnë mbjelljen e flokut janë turq, janë të specializuar në këtë fushë dhe kostot e ulëta që ofron Shqipëria është ai raporti perfekt i cilësi çmim. Pjesa më e madhe janë sugjerime, klient pas klienti. Ka parë një klientë, më pas ka ardhur e ka bërë. Referenca është pjesa kryesore, pastaj është edhe pjesa e marketingut.
Prof.Dr. Luan Mavriqi, mjek e administrator në klinikë dentare: Çmimet në Shqipëri janë disa herë më të ulëta se çmimet në komunitetin evropian, por edhe në vendet përtej Atlantikut. Aktualisht duke qenë se shërbimi stomatologjik është nju shërbim privat, ka bërë të mundur që edhe kualiteti i shërbimit që ne ofrojmë është jashtëzakonisht i lartë dhe koha e shërbimit në vetvete është shumë më e shpejtë se sa nga të gjitha këto vende, nga të cilat vijnë pacientët.
Rosela është një italiane e cila ka zgjedhur vendin tonë për shërbim dentar, që sipas saj është shumë më i lirë se në Itali.
Rosela, turiste italiane: Sigurisht që për një kosto ekonomike më të lirë zgjodha Shqipërinë. Njëkohësisht kam shëtitur nëpër Tiranë dhe këtu kalohet bukur, dhe mbi të gjitha ka ushqime të shijshme.
Përveç muajve te verës, edhe periudha Dhjetor-Janar kane flukset më të larta të turistëve të huaj qe frekuentojnë Shqipërinë për turizmin mjekësor.