Shqipëria është pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2025 në Madrid. Kanë qenë të shumtë ata që janë interesuar pranë stendës “Albania All Senses” duke planifikuar Shqipërinë si destinacionin e tyre më të afërt.
Shqipëria është pjesëmarrëse në panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2025 në Madrid.
Kanë qenë të shumtë ata që janë interesuar pranë stendës “Albania All Senses” duke planifikuar Shqipërinë si destinacionin e tyre më të afërt.
“Nuk kam qenë ndonjëherë në Shqipëri, por është në listën time sepse duket një vend i jashtëzakonshëm. Dua të eksploroj plazhet, natyrisht edhe verën. Bashkë me bashkëshortin e kemi në listën e vendeve që dëshirojmë ta vizitojmë”, thotë një vizitore.
“E vërteta është se doja të dija më shumë pasi udhëtoj vazhdimisht. Dua ta vizitoj Shqipërisë për të njohur një vend tjetër të ndryshëm nga i yni”, shprehet një tjetër vizitor.
Panairi u hap më 22 janar dhe zgjat 5 ditë.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi pak ditë më parë se 110 mijë spanjollë e vizituan Shqipërinë në vitin 2024, si dhe dhjetra mijë vizitorë të tjerë nga Amerika Latine, falë pjesëmarrjes në këtë panair me shumë turoperatorë të tjerë privatë, kanë frekuentuar Shqipërinë duke zgjeruar hartën turistike. Pritet që viti 2025 në të cilin sapo kemi hyrë të jetë edhe më i begatë, rezervimet tashmë kanë nisur më herët se çdo vit tjetër.
Gjatë një postimi në facebook kryeministri u shpreh optimist sepse “stenda e Shqipërisë, u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, ç’ka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik.”