Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, njoftoi se “Shqipëria u është bashkuar partnerëve të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, duke dërguar ndihma për banorët në Bosnje Hercegovinë , e cila u godit nga përmbytjet ditët e fundit.”
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka deklaruar se “pas kërkesës së autoriteteve të Bosnje Hercegovinës, Ministria e Mbrojtjes, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion ndihma solidarizimi.
Ky angazhim është një dëshmi e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal, që tregon se në momentet e vështira, jemi gjithmonë së bashku për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Ne qëndrojmë të angazhuar për të kontribuar në rikuperimin e pasojave për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.”
Shqipëria u bashkua Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes, për ndihma për Bosnje Hercegovinën e goditur nga përmbytjet
32