18
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të mbajë mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas shpërthimit që ka ndodhur në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.
Ai, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka theksuar se do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it në Kosovë.
Kurti u shpreh falënderues ndaj aleatëve për mbështetjen që treguan në këtë rast.
“Falënderoj partnerët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre që treguan ndaj vendit tonë. Menjëherë pas kësaj konferencë do të takohem me komandantin e KFOR-it”.
“Poashtu do të mbaj edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.