Vllaznia e mbylli sezonin duke u zhgënjyer, me shkodranët që ‘hoqën dorë’ nga titulli kampion që në gjysmëfinale të Final 4 përballë Egnatias. Megjithatë, klubi shkodran po mendon për sezonin ardhshëm, por edhe për aventurën europiane.
Drejtuesit kuqeblu kanë nisur nga puna për të përforcuar ekipin, duke ‘piketuar’ kështu edhe përforcimin e shumëdëshiruar prej kohës.
Bëhet fjalë për Amir Kahrimanovic.
Mesfushori i cili aktualisht aktivizohet te Erzeni, është një nga dëshirat e ‘vjetra’ të shkodranëve, të cilët e kërkonin që në merkaton e shkuar verore.
Megjithatë, gjithçka mund të kryhet në këtë dritare transferimesh.
Mesfushori kroat është i hapur për një kalim te Vllaznia duke patur parasysh edhe rënien e Erzenit në Kategorinë e Parë. Në këtë mënyrë 25-vjeçari është në kërkim të një ‘shtëpie’ të re, të cilën mesa duket e ka gjetur në Shkodër.
Një plus për shkodranët është se kontrata e mesfushorit kroat, Kahrimanovic përfundon së bashku me muajin maj, duke e bërë transferimin e tij te Vllaznia më të lehtë.