Mesdita e kësaj të mërkure ka sjellur ndeshjet e xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor.
Shkëndija në Tetovë ka marrë fitore përballë Besës së Dobërdollit, duke triumfuar me rezultatin 2:1. Florent Ramadani dhe Besart Ibraimi shënuan për kuqezinjtë, teksa golin për Besën e gjeti Bashkim Velija.
Ndërkohë në Ohër, Shkupi është mundur nga Voska Sport me shifrat 3:1. Jahja shënoi golin e parë për ekipin nga Ohri, teksa dy golat tjerë erdhën nga Jahiji dhe Vukoviq, përderisa për Shkupin rrjetën e gjeti Tamba.
Kampionët në fuqi, Struga kanë fituar me rezultat minimal 1:0 në transfertën ndaj Tikveshit. Vardari u mund nga Brera me shifra 0:1, pa fitues u mbyllën takimet Gostivari – Pelisteri 0:0 dhe Sileksi – Rabotniçki 1:1.
Edhe pas kësaj xhiroje, Rabotniçki vazhdon të kryesojë renditjen me 24 pikë, duke u ndjekur nga Shkëndija me një pikë më pak dhe Sileksi e Gostivari që kanë nga 21 pikë.