Politikani serb, Nikola Sanduloviq ditë më parë ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve. Sanduloviq gjithashtu tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.
Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.
“Sapo kam dëgjuar nga gruaja e Nikolla Sanduloviqit, e cila më ka thënë se në periudhën prej orës 16:00. deri në orën 20:00. ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre u dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë. çdo njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë”, kështu ka bëre të ditur edhe avokati Čedomir Stojković, përcjell Lajmet1.com, duke cituar IndeksOnline.
? BREAKING:
I have just heard from Nikola Sandulović’s wife, who told me that in the period from 4:00 p.m. to 8:00 p.m. he was taken against his will by the security services, whose members beat him during that period and used brutal violence, as a result of which he was taken… https://t.co/0bzsKiNqJ8 pic.twitter.com/YF14zDfxlM— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 4, 2024
Quick update on Nikola Sandulovic, the chairman of the Republican Party of Serbia.
I just received photos and videos of @Sandulovic_N‘s while he was being released from the hospital.
As per his wife’s account, Nikola was kidnapped yesterday and held at Savska 35, Beograd 11108,… pic.twitter.com/x9qgS5Qfa2
— Evi Kokalari (@KokalariEvi) January 4, 2024
BREAKING NEWS:
Nikola Sandulović, a Serbian opposition politician who honored the Jashari family in Prekaz, and apologized to the Albanian people, was arrested by the Serbian secret service (BIA). pic.twitter.com/l4FlL7nYfD— ?? (@illyrenis) January 4, 2024