Shëngjini ka njohur një rritje të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë muajit gusht. Një destinacion i preferuar kryesisht për shqiptarët e Kosovës, por edhe vendas e të huaj të cilët shprehen të kënaqur për shërbimin dhe natyrën.
Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në destinacionin më të pleqër të mijërave shqiptarëve të Kosovës por edhe turistëve të huaj.
Gjatë muajit gusht numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë si çdo vit shqiptaret e Kosovës.
Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlerësojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.
‘Po vlojnë njerëzit, kanë ardhur!’- u shpreh një turist.
‘Që katër ditë jam këtu, mirë shumë. Uji shumë mirë. Nuk është shtrenjtë që po thonë! Çadra është 10 euro.’- tha një turist.
‘Më pëlqen këtu banoj, kam banesën këtu.’- u shpreh një turist tjetër.
Hotelet po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatoret turistik në Shëngjin.
Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik