Pas largimit nga detyra të ish-drejtoreshës së Spitalit të Dibrës, Irini Shehu e cila dhunoi shefin e Financës, në krye të këtij institucioni është emëruar Ruzhdi Deda.
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)Ruzhdi Deda
Pas largimit nga detyra të ish-drejtoreshës së Spitalit të Dibrës, Irini Shehu e cila dhunoi shefin e Financës, në krye të këtij institucioni është emëruar Ruzhdi Deda.
Ky i fundit mbante detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër, ndërsa me emërim të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu nga sot do të drejtojë spitalin më të madh në Qarkun Dibër që ndodhet në qytetin e Peshkopisë.
Prej vitit 2022, Ruzhdi Deda mbante detyrën e zv.kryetarit të Bashkisë Dibër, ndërsa tashmë do t’i duhet të drejtojë spitalin Rajonal i cili që prej fillimit të muajit është futur në një ngërç problematik pasi personeli ende nuk ka marrë pagën e muajit janar.
Me datë 12 Shkurt, ish-drejtoresha e spitalit, Irini Shehu goditi me shishe në fytyrë shefin e Financës së këtij institucioni Shaban Uklala. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.