Departamenti amerikan i drejtësisë ka akuzuar “bankierët e nëndheshëm” kinezë se kanë ndihmuar kartelin Sinaloa të Meksikës të pastrojë më shumë se 50 milionë dollarë të ardhura nga trafiku i drogës.
Një aktakuzë në Kaliforni akuzoi 24 të pandehur për komplot për shpërndarjen e kokainës dhe metamfetaminës dhe vepra penale të pastrimit të parave.
Shefja e Administratës së Zbatimit të Drogës Anne Milgram tha se një hetim i quajtur Operacioni Fortune Runner kishte “zbuluar një partneritet midis bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa dhe një sindikate kriminale kineze që vepron në Los Anxhelos dhe Kinë për të pastruar paratë e drogës”.
Departamenti i drejtësisë tha se “bankierët e nëndheshëm” kinezë kishin ndihmuar kartelin të transferonte fitimet e drogës nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë .
Shtetasve kinezë u ndalohet nga ligjet e atij vendi të lëvizin më shumë se 50,000 dollarë në vit jashtë Kinës, tha ai, dhe disa individë që kërkojnë të lëvizin më shumë se kaq kërkojnë “alternativa joformale” për të lëvizur fondet.
“Trafikantët e drogës gjithnjë e më shumë kanë bashkëpunuar me “exchange”-t nëntokësore kineze të parave për të përfituar nga kërkesa e madhe për dollarë amerikanë nga shtetasit kinezë,” tha departamenti.