Shala i quan “lojëra” projektet e Qeverisë Kurti: S’kemi pasur investime strategjike e vende të reja të punës
by mona22222
Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimin ekonomik gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur për Tëvë 1, Shala ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së VV-së e Kurtit nuk ka pasur investime strategjike.
Tutje, ai e ka quajtur “lojë” projektin e Super Punës.
“Nuk mund të jetë e vërtetë pasi gjatë tërë mandatit të Qeverisë Kurti nuk kemi pasur investime strategjike, nuk kemi shkallë të mirë të investimeve kapitale, nuk kemi pasur vende të reja të punës, kemi pasur lojëra me Super punën, por në realitet nuk kemi pasur investime. Shkalla reale e rritjes ekonomike shkon nga 2.8% deri ne 3%” – ka thënë Shala.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com