Hapja e urës së Ibrit prej ditësh është bërë sërish temë qendrore në Kosovë, sado që zyrtarë evropianë thonë se ajo duhet të rikthehet si çështje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qytetarët shqiptarë të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut e shohin të nevojshme hapjen e Urës.
Edhe qytetarët serbë e mbështesin hapjen e urës megjithëse një numër i vogël i tyre vazhdojnë ta kundërshtojnë. Njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë në Mitrovicë vlerësojnë se hapja e urës duhet të bëhet në koordinim më faktorin ndërkombëtar.
Ibish Ibishi qytetar shqiptar nga veriu i Mitrovicës çdo ditë kalon në këmbë Urën e Ibrit. Thotë se hapja e saj do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve.
“Si nuk është e nevojshme hapja e urës nuk po shoh ku është pengesa për mos me u hapë sa më parë duhet të hapet do ta lehtësonte jetën e qytetarëve…”, tha Ibishi për RTV21.
Edhe qytetarë të tjerë shqiptarë e shohin si të domosdoshme hapjen e urës. Izet Maxherraj thotë se hapja e urës do të ndihmonte qarkullimin e biznesit së tij i cili gjendet pak metra larg urës.
“Ura s’është dashur të mbyllet fare kjo mbyllja pengon edhe zhvillimit e biznesit kam lokalin këtu afër me kane me qarkulluar kishte pasur biznes ma të mirë sa më parë aq më mirë kurrë far tensione s’mundet me pas”, tha Maxheraj.
“Duhe të hapet ura është diçka që bashkon njerëzit si ndanë po kjo më çuditë pse kujt po i konvenon çka kanë me u stancionu këtu trupat ekforit. Situata nuk është e keqe ndëretnik s’besoj që do kete tensione përveç dikujt që si konvenon. Shumë na lehtëson lëvizje …”, tha njër tjetër qytetarë.
Se Ura e Ibrit duhet të hapet e thonë edhe qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut
‘Duhet gjithqysh duhet të hapet ura për të gjithë qytetarët edhe shqiptarët edhe serbët. Boll me protesta e me tensione ka marrë fund”
”Mendoj se Ura duhet me u hapë gjithqysh edhe kjo është pjesë e Evropës. Ku fshihen kufijtë edhe ne jemi evropian edhe ne kemi mëshirë në shpirt e kemi shpirtin e mirë mendjen e mirë për të gjitha popujt e botës. Unë mendoj se s’do të ketë tensione ka kontakt të mirë mes serbëve dhe shqiptarëve kurrë s’ka qenë më mirë. Serbët lëvizin lirshëm andej nga shqiptarët i shoh çdo ditë që lëvizin me familje ka shumë restorante te mira ku kalojmë mirë. Kam qenë dhe do të jem optimist që të gjithë popujt të jetojnë mes vete”.
Por ka edhe qytetarë serbë të cilët janë ende kundër hapjes së urës.
“Eshtë e hapur ura po punon ma mirë më i shetitë qështu se me makinë kështu si është, është më mirë”.
Çështja e urë së Ibrit mori vëmendje të shtuar pas vendimit të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e saj në prill të vitit 2023, vendim ky që ende nuk është zbatuar. Faktori ndërkombëtar kërkon që çdo vendim rreth urës së Ibrit të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati thotë se hapja e urës duhet të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
“Gjithmonë është dëshiruar të ketë normalizim këtë normalizim të situatës në veri ku është përfshirë edhe lëvizja e lirë dhe veturat. Po shihet që më tepër është qëllim politik i asaj pjese që të krijojë përshtypje se këtu ka probleme. Është e drejtë e atyre që kërkojnë që të lirohet ura mirëpo kjo duhet bërë në koordinim me partnerët ndërkombëtar rend parë me Eulex edhe Kfor”, tha Ferati.
Njohësi i Sigurisë, Arben Dashevci, ndërkaq nuk pret ndonjë tension në rast të hapjes së urë së Ibirt. Sipas tij, ura udhët të hapet sa më parë.
“Kjo urë duhet të hapet, duhet të jetë në koordinim se ne aspektin sigurisë tashme e ke lirinë e pajetërsueshme tashmë. Nuk ka pompozitet diçka të madhe për këtë urë….Domeni politik shpresoj ta gjej këtë zgjidhje sepse definitivsht ura bashkon njerëz dhe në aspektin e brendshme s’ka kush të shkaktojë më tensione në rks…”, tha Dashevci.
Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe