Rama: Jam i lumtur që gjendem këtu, në vijim të një seance emocionale që sjell Shqipërinë më pranë BE. Mund të mos duket e këshillueshme të shihesh me Hungarinë, por ja ku jam jo me një por me dy. Faleminderit presidencës hungareze, Valehyi dhe ekipit të tij, që na kanë ndihmuar për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo të lehta.
Qëndroj këtu, përpara këtij hapi drejt anëtarësimit qe na ben me afer BE-se Ditë e rëndëisishme për Shqipërinë dhe shqiptarët por edhe për BE.
Kjo është e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë sebashku dhe për tu përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur para.
Nuk rri dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re, me agresionin në ukrainë që shërbeu si zile zgjimi. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani për BE.