I transferuar nga Mohun Bagan te Goa, mesa duket, aventura e re Armando Sadikut në kampionatin indian ka nisur në mënyrën më të mirë.
Në dy ndeshjet e para, sulmuesi ka shënuar 2 herë, fillimisht ndaj Brisbane në fitoren 1-0, edhe pse ishte një takim miqësor dhe goli i dytë ka ardhur këtë të martë, në përballjen e parë të kampionatit. Sadikut ka gjetur rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë, por për fat të keq, në fraksionin e dytë, Jamshedpuri përmbysi rezultatin.
Armando’s strike at the end of the first half is our @Wolf777news Moment of the Match 🔥
Watch #ISL 2024-25 live on Jio Cinema & Sports18-3 👉 https://t.co/dZeZrDlpAS pic.twitter.com/nt2ITCOEuX
— FC Goa (@FCGoaOfficial) September 18, 2024
Ky është sezoni i dytë që sulmuesi i Kombëtares luan në Indi, pas aventurës me Mohun Baganin ku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola në total.